Milan transferon sulmuesin e Barcelonës? (FOTO)

Milanit ka shfaqur interesim që ta transferoj sulmuesin e Barcelonës, i huazuar te Fiorentina, Cristian Tello.

Merkato

14/03/2017 11:55

Milan është i interesuar për transferimin e sulmuesit të Barcelonës, Cristian Tello, i huazuar te Fiorentina, raportojnë mediat italiane.

Tello ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2018, por është i  huazuar te Fiorentina deri në fundi të sezonit.

Tello kishte debutuar me Barcelonën në vitin 2011.

Ai ka luajtur 59 ndeshje me katalunasit derisa ka shënuar vetëm 11 gola, përcjell “lajmi.net”.

Para Fiorentinës, spanjolli ishte i huazuar te Porto. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6