Milan transferon lojtarin e pakënaqur te Juventus

Milan është vënë në kërkim të një mbrojtësi qendror për afatin kalimtar të janarit dhe Mehdi Benatia është një alternativë e mundshme për ta.

Sport

22/11/2018 13:33

‘Rossonerët’ po përballen me shumë probleme në fazën e mbrojtjes, dhe ndërhyrja në treg në afatin kalimtar të janarit është i domosdoshëm.

Fazën e mbrojtjes Milan mund ta forcojë me mbrojtësin e Juventusit, Mehdi Benatia, raporton Tuttosport, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas kësaj medie, mbrojtësi maroken nuk është i lumtur me situatën e tij te Juventus, dhe Milan mund të jetë një mundësi e mirë për të fituar më shumë minuta në fushë./Lajmi.net/