Milan transferon futbollistin e njohur nga La Liga (FOTO)

Milan është afër realizimit të një përforcimi të ri nga La Liga.

Merkato

28/03/2017 12:41

Milan është gjithnjë e më afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e mbrojtësit të Villarrealit, Mateo Musacchio.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” konfirmon se “Rossonerët” janë në kontakt të vazhdueshëm me futbollistin e skuadrës spanjolle, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi argjentinas mund ta veshë fanellën e Milanit nga fillimi i sezonit të ardhshëm. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6