Milan transferon dy super yje nga Real Madrid (FOTO)

Milan kërkon dy përforcime të mëdha nga Real Madrid.

Merkato

01/03/2017 10:53

Sino-Europe Changxing Sports Investment është afër blerjes së Milanit për 740 milionë euro.

Dhe, ata planifikojnë që t’i investojnë 350 milionë euro të tjera në përforcimet për sezonin e ardhshëm, raporton e përditshmja sportive “AS”.

Në mesin e tyre janë dy futbollistë të Real Madridit, Isco dhe Alvaro Morata, përcjell “lajmi.net”.

Mesfushori dhe sulmuesi janë objektiva të “Rossonerëve” për transferim në San Siro gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6