Milan transferon Bocchettin

Milan ka arritur marrëveshje me Spartak Moskën për transferimin e mbrojtësit Salvatore Bocchetti, në formë huazimi me të drejtë të blerjes në fund të sezonit.

Sport

27/01/2015 14:58

Salvatore Bocchetti do të rikthehet në Serie A.

Milan ka arritur marrëveshje me Spartak Moskën për transferimin e tij në San Siro, në formë të huazimit me të drejtë të blerjes pas përfundimit të këtij sezoni, ka bërë të ditur gazetari i “Sky Sport”, njëkohësisht eksperti i tregut të futbollistëve, Gianluca di Marzio, në faqen e tij zyrtare.

Futbollisti do të mbërrijë sot në Milano dhe të mërkurën do t’i nënshtrohet testeve mjekësore para nënshkrimit të kontratës me klubin e ri.