Milan synon transferimin e reprezentuesit të Belgjikës

Milan po synon që të kryej një lëvizje të madhe në afatin kalimtar dimëror.

Sport

07/01/2019 22:00

Së fundmi, emri që ka përfunduar në listën e dëshirave të Milan është ai i mesfushorit të Monaco, Youri Tielmans.

Është Geoffrey Moncada, shefi i ri i skautëve të Milan që e ka rekomanduar mesfushorin belg, të cilin më parë e kishte dërguar në Monaco, shkruan “La Stampa”, transmeton lajmi.net.

21 vjeçari më herët është thënë se mund të kalojë tek Inter, por kishte zgjedhur të kalonte në Monaco.

Kalimi i Cesc Fabregas në principatë mund të jetë pika kyçe për largimin e belgut nga skuadra.

Mbetet të shihet nëse Milan do të arrijë ta bind lojtarin për një transferim në “San Siro”. /Lajmi.net/