Milan s’ka të ndalur, vjen edhe një përforcim i ri

Milan kërkon një tjetër përforcim të ri.

Sport

15/08/2018 07:32

Milan nuk i ka përfunduar përforcimet e afatit kalimtar të verës.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” janë duke finalizuar marrëveshjen me Genoan për transferimin e Diego Laxalt.

Mbrojtësi i krahut është objektivi i ri i klubit nga San Siro, përcjell “lajmi.net”. Genoa kërkon rreth 18 milionë euro për shitjen e Laxalt.

Milan është pranë transferimit të tij. /Lajmi.net/