Milan s’ka të ndalur, transferon edhe një super sulmues (FOTO)

Milan vazhdon të kërkojë përforcime për sezonin e ri.

Merkato

14/06/2017 07:12

Pas ardhjes së Andre Silva, Milan nuk e ka ndërmend të ndalet dhe kërkon përforcime të tjera.

“Rossonerët” do të takohen me drejtuesit e rivalit nga Serie A, Fiorentina, të shtunën, për të negociuar blerjen e sulmuesit Nikola Kalinic, raporton “Gianluca di Marzio”, përcjell “lajmi.net”.

Fiorentina kërkon 30 milionë euro për shitjen e tij.

Por, Milan beson se me bisedime, çmimi mund të zbritet dhe Kalinic mund të mbërrijë në San Siro. /Lajmi.net/