Milan s’ka të ndalur, transferon edhe një super futbollist për 15 milionë euro (FOTO)

Milan planifikon t'i vazhdojë përforcimet edhe pas angazhimit të Gerard Deulofeu nga Everton.

Merkato

21/01/2017 08:24

Milan ka angazhuar mesfushorin Gerard Deulofeu në formë të huazimit nga Everton.

Por, “Rossonerët” nuk e kanë ndërmend t’i ndalin përforcimet. “Sky Sport” raporton se Milan është në kontakt me Wolfsburgun për transferimin e mesfushorit Luiz Gustavo, përcjell “lajmi.net”.

Klubi nga Bundesliga e vlerëson brazilianin në rreth 15 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6