Milan s’ka të ndalur, edhe një përforcim nga Bundesliga (FOTO)

Milan është në bisedime për një tjetër përforcim të ri.

Merkato

15/06/2017 11:08

Ricardo Rodríguez (Wolfsburg), Franck Kessie (Atalanta), Mateo Musacchio (Villarreal) dhe Andre Silva (Porto) janë përforcimet e deritashme të Milanit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Por, “Rossonerët” planifikojnë investime të tjera.

Sipas ESPN, Rossonerët kanë shfaqur interesim edhe për sulmuesin e RB Leipzig, Emil Forsberg, përcjell “lajmi.net”.

25 vjeçari, i cili luan për përfaqësuesen e Suedisë, mund t’i kushtoj Milanit 20 milionë euro. /Lajmi.net/