Milan siguron përforcimin e madh, çmimi 28 milionë euro (FOTO)

Milan ka siguruar përforcimin e parë për sezonin e ri.

Merkato

17/05/2017 10:39

Milani i ri merr formë dhe nis nga mesfusha. Franck Kessie do të luajë për kuqezinjtë sezonin e ardhshëm, ndërsa Atalantës do t’i shkojnë 28 milionë euro.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare me 7 herë kampionët e Europës dhe do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon, transmeton “Top Channel”.

Futbollisti 21-vjeçar, protagonist i një sezoni të jashtëzakonshëm në Serinë A, kishte zgjedhur prej kohësh Milanin. Tashmë, është arritur edhe marrëveshja mes dy klubeve. Milani mposhti konkurrencën e Romës për Kessie, që kishte ofruar të njëjtën shifër, por me një mënyrë pagese që nuk i leverdiste Atalantës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S