Milan shpreson tek Ibrahimovic

Milan ende beson se mund ta transferojë sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic.

Sport

23/06/2015 12:56

Zlatan Ibrahimovic – Milan, një dashuri që mund të ringjallet këtë verë.

Rossonerët ende besojnë se mund të arrijnë marrëveshje me Paris Saint-Germain për transferimin e sulmuesit në San Siro, ka bërë të ditur “Gazzetta dello Sport”.

Pas “refuzimit” nga Edinson Cavani, drejtuesit e Milanit janë rikthyer pas Ibrahimovicit i cili thuhet se mirëpret mundësinë e rikthimit në San Siro.