Milan – Shkëndija, zbulohet shifra e parave e fituar nga ekipi italian (FOTO)
Milan ka përfituar mirë nga shitja e biletave nga ndeshja me Shkëndijen.
Sport
Milan mposhti Shkëndijën e Tetovës me rezultat 6:0, në kualifikimet për fazën e Grupeve të Europa Leagues
Megjithëse luante ndaj një skuadre shumë të vogël, numri i tifozëve në San Siro ishte shumë i madh, shkruan Albeu.com.
Për këtë ndeshje u shitën 40.613 bileta, aq sa ishin të pranishëm edhe në stadium.
Nga shitja e këtyre biletave, Milan ka fituar hiç më pak se sa 1.146.438.00 euro.
Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas një jave në stadiumin e Shkëndijës, ku edhe aty pritet të ketë një numër të madh të tifozëve.