Milan ‘shkarkon’ Gattuson, befason me trajnerin e ri

Milan planifikon ndryshim në postin e trajnerit, pak para fillimit të sezonit të ri.

Sport

18/07/2018 09:22

Milan mund të bëjë një ndryshim të papritur në postin e trajnerit.

Gennaro Gattuso rrezikon të shkarkohet nga posti, para fillimit të sezonit të ri.

Në vend të tij, mediat italiane raportojnë se mund të emërohet, Antonio Conte, përcjell “lajmi.net”.

Conte është i lirë pas largimit nga Chelsea dhe ishte objektiv i “Rossonerët” edhe vitin e kaluar, para angazhimit të Gattusos. /Lajmi.net/