Milan shfaq interesim për yllin e Liverpool

Skuadra nga Serie A, Milan, ka shfaqur interesim për super yllin e Liverpool.

Sport

15/11/2018 23:30

Sipas “Corriere dello Sport”, italianët po tentojnë që në janar ta transferojnë Fabinhon, transmeton lajmi.net.

Mesfushori është bashkuar me Liverpool gjatë kësaj vere, kur kaloi nga Monaco në “Anfield”.

Braziliani nuk ka pasur edhe aq shumë hapësira në planet e trajnerit gjerman Jurgen Klopp. Shumicën e kohes Fabinho ka qenë në bankën rezervë tek Liverpool .

Me Bakayoko komplet jashtë forme dhe me një Biglia që po vuan me lëndimet, Fabinho do të ishte i pa prekshëm në formacionin e Milan./Lajmi.net/