Milan – Sassuolo, edhe një lajm i keq nga Higuain

Milan ka shqetësime të reja për sulmuesin Gonzalo Higuain.

Sport

29/09/2018 09:12

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain rrezikon të mungojë edhe në takimin ndaj Sassuolos në Serie A.

Pasi humbi duelin me Empolin për shkak të lëndimit, “Rossonerët” mund të paraqiten pa sulmuesin kryesor edhe në xhiron e ardhshmë ndaj Sassuolos, të dielën.

“Sky Sport” raporton se “Pipita” nuk ka stërvitur me ekipin për shkak të problemit të njëjtë që e la jashtë takimit me Empolin, përcjell “lajmi.net”.

Ai do ta provojë rikuperimin sot por besimi është i kufizuar. /Lajmi.net/