Milan – Ronaldo, “bomba” e ditës nga Serie A

Milani ka vendosur të bëjë një goditje të madhe dhe të fundit këtë afat kalimtar.

Sport

27/07/2017 22:45

Pas spekulimeve me shumë emra për fazën e sulmit, ‘rossonerët’ i kanë hyrë një misioni jo të pamundur, për Cristiano Ronaldon.

Është Fassone që është takuar me agjentin e lojtarit, Jorge Mendes, ku i ka bërë të ditur se investitorët kinezë janë të gatshëm t’i ofrojnë Real Madridit deri në 150 milionë euro për katër herë fituesin e Topit të Artë.

Sipas TMW, edhe presidenti Florentino Perez është në dijeni për interesimin e Milanit për Ronaldon.

Milani e ka të lirë numrin 7 në fanellë, të cilin po e ruan për një emër të madh, e atë numër, mund ta rrëmbejë edhe futbollisti më i mirë në botë për vitin 2016./Lajmi.net/