Milan, Romagnolli kushton 30 milionë euro

Roma kërkon 30 milionë euro për shitjen e qendërmbrojtësit Alessio Romagnolli në Milan.

Merkato

29/07/2015 10:51

Milan vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e qendërmbrojtësit të Romës, Alessio Romagnolli.

Oferta e “Rossonerëve” është ngritur në 25 milionë euro.

Mirëpo, “Giallorossët” e vlerësojnë futbollistin në 30 milionë euro.

Sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani do të bëjë përpjekjet e fundit për blerjen e tij pas rikthimit të ekipit nga turneu në Kinë.