Milan refuzon shitjen e këtij futbollisti në Juventus

"Rossonerët" kanë njoftuar rivalin nga Serie A se nuk dëshirojnë ta shesin Romagnolin.

Merkato

17/11/2017 09:31

Juventus ka marrë një lajm të keq në përpjekje për transferimin e mbrojtësit të Milanit, Alessio Romagnoli.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” kanë njoftuar rivalin nga Serie A se nuk dëshirojnë ta shesin Romagnolin.

“Bianconerët” e identifikuan Romagnolin si përforcim të mundshëm për vitin tjetër, përcjell “lajmi.net”.

Milan nuk dëshiron ta shesë italianin duke e konsideruar si futbollist të rëndësishëm për projektin e ri në San Siro. /Lajmi.net/