Milan pyet tifozët: Cili nga këta dy futbollistë dëshironi të transferohet në San Siro? (FOTO)

Milan është në dilemë rreth një përforcimi të ri.

Merkato

23/02/2017 08:36

Milan planifikon të bëjë investime të mëdha. Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” kanë një dilemë.

Ylli i Fiorentinës, Federico Bernardeschi dhe mesfushori i Paris Saint-Germain, Javier Pastore janë në garë direkte si objektiva të Milanit, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, klubi ndoshta ka nevojë edhe për ndihmën e tifozëve në përzgjedhjen e njërit prej tyre për të filluar negociatat për transferimin e tij në San Siro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6