Milan pranon lajm të tmerrshëm lidhur me Biglian

Pas barazimit me Real Betis dhe humbjes së pozitës së dytë në grup, Milan ka pranuar edhe një lajm të keq.

Sport

08/11/2018 23:39

Ylli i skuadrës, Lucas Biglia, ka pësuar një lëndim i cili pritet ta mbajë jashtë fushave diku rreth katër muaj.

“Operacioni është kryer sot në Finlandë nga profesor Sakari Oravam, në prezencën e doktorit të klubit Stefano Mazzoni, ishte i suksesshëm. Shërimi i plotë kërkon katër muaj” shkruan në deklaratën e lëshuar nga skuadra e Milan, transmeton lajmi.net.

Mungesa e mesfushorit argjentinas pritet të jetë humbje shumë e madhe për skuadrën e Gattusos.

Kujtojmë se lojtari është paraqitur në nëntë ndeshje në Serie A dhe dy në Ligën e Evropës para se të pësonte lëndim. /Lajmi.net/