Milan po e transferon super lojtarin pa paguar një cent

Milan është shumë afër ta kompletojë një transferim për sezonin e ri.

Merkato

19/02/2019 10:13

Milan është shumë afër t’i marrë shërbimet e Allan Saint-Maximin nga Nice.

Lojtari nuk ka marr pjesë në ndeshjen e fundit të skuadrës franceze, me arsyetimin se është i sëmurë, përcjell lajmi.net.

Nice ka zbuluar se lojtari nuk është i sëmurë, andaj po tenton t’i shkëpusë kontratën.

Ky po që është një lajm i mirë për Milanin, pasi mund ta transferojë lojtarin pa paguar një cent. /Lajmi.net/