Milan po e transferon mesfushorin që e duan shumë skuadra

Milan është shumë afër ta kompletojë një transferim për sezonin e ri.

Merkato

13/02/2019 14:14

Milan bëri disa transferime në janar, por që i ka edhe disa në plan për afatin e verës.

Skuadra italiane është shumë afër ta transferojë mesfushorin e Portos, Hector Herrera, përcjell lajmi.net.

Mesfushori ka shënuar katër gola në 33 ndeshje për skuadrën portugeze në të gjitha kompeticionet.

Milan është i gatshëm që të ofrojë 40 milionë euro për transferimin e Herreras. /Lajmi.net/