Milan po e blenë kartonin e ‘dështakut’

Milan ka marr vendim për Timeoue Bakayokon.

Sport

19/11/2018 19:13

Milan e ka në huazim Timeoue Bakayokon nga Chelsea për një sezon, por që starti i tij kishte dëshpëruar të gjithë.

Me kalimin e javëve, mesfushori francez ka arritur të këndellet, andaj skuadra italiane e dëshiron qëndrimin e tij, por me një kusht, përcjell “lajmi.net”.

Chelsea e sheh kartonin e tij në vlerën e 40 milionë eurove, mirëpo Milan nuk dëshiron ta paguaj atë shumë.

Rosonerët janë duke tentuar që ta zbresin çmimin e Bakayokos, pasi sipas tyre, lojtari nuk vlen aq shumë.

Milan po tenton ta zbres çmimin e francezit nën shumën e 40 milionë euro, andaj marrëveshja mund të arrihet në vlerën e 30 milionë eurove. /Lajmi.net/