Milan përforcohet nga Liverpool (FOTO)

Milan pret një përforcim nga Liverpool.

Merkato

19/01/2017 13:00

Milan ka shprehur interesim për transferimin e mbrojtësit të Liverpoolit, Mamadou Sakho.

“Sky Sports” raporton se “Rossonerët” kanë identifikuar Sakhon si përforcim të mundshëm gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

West Ham e Inter po ashtu kanë shprehur interesim për angazhimin e 26-vjeçarit, përcjell “lajmi.net”.

Por, ekziston një problem.

Liverpool dëshiron vetëm ta shesë Sakhon për rreth 23 milionë euro.

Kurse, Milan e dëshiron në huazim me të drejtë të blerjes. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6