Milan pas vazhdimeve kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë
Milan ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë, duke e mundur 0-2 në udhëtim Sampdorian.
Sport
Pas Lazios, është skuadra e Milanit që ka arritur të kualifikohet tutje në Kupën e Italisë.
Rossonerët, kanë mposhtur Sampdorian me rezultat 0-2 në ‘Luigi Ferraris’, në një ndeshje që u vendos pas vazhdimeve.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi baras 0-0.
Në vazhdimet dy herë nga 15 minuta, Milan realizoi dy herë përmes sulmuesit Cutrone (102’, 108’), për 0-2./Lajmi.net/