Milan pas Mandzukicit

Në rast të largimit të Mario Balotellit, Milani do të transferojë sulmuesin e Bayern Munichut, Mario Mandzukic, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

04/06/2014 14:45

Nga një Mario tek tjetri. E përditshmja italiane La Repubblica ka bërë të ditur se në rast të largimit të Mario Balotellit, drejtuesit e Milanit do të bëjnë përpjekje të transferojnë një Mario tjetër, yllin kroat të Bayern Munichut, Mario Mandzukic.

Sulmuesi i gjigantit bavarez pritet të largohet nga Allianz Arena gjatë këtij afati kalimtar të verës, pas ardhjes së Robert Lewandowskit.

Ndërsa, Balotelli spekulohet se mund të largohet nga San Siro dhe kjo ka bërë që drejtuesit e Milanit të mendojnë transferimin e Mandzukicit në rast të largimit të italianit.