Milan organizon takim urgjent, çfarë po ndodh me Bonuccin?

Leonardo Bonucci spekulohet se ka oferta për largim nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

14/07/2018 09:47

Milan ka ftuar një takim urgjent me menaxherin e Leonardo Bonuccit, Alessandro Lucci.

Mediat italiane raoprtojnë se palët do të diskutojnë për të ardhmen e kapitenit në San Siro.

Bonucci spekulohet se ka oferta për largim nga Milan, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.

Drejtuesit e Milanit dëshirojnë ta kuptojnë vendosmërinë e Bonuccit nëse preferon qëndrimin në Milan apo fillimin e një aventure të re larg nga Serie A. /Lajmi.net/