Milan nuk po i ndahet Chelseas, tani e do këtë lojtar

Milan sërish dëshiron të peshkoj te Chelsea.

Merkato

18/11/2018 21:53

Milan po kërkon që ta transferoj një mesfushor, pasi huazimi i Timeoue Bakayoko , ka dalë i dështuar.

Skuadra italiane kërkon që ta transferoj një tjetër mesfushor nga Chelsea, përcjell “lajmi.net”.

Bëhet fjalë për Cesc Fabregas, që në të kaluarën ishte në radarin e Milanit.

Kontrata e spanjollit skadon në fund të këtij sezoni, por rosonerët e duan transferimin e tij në janar.

Chelsea nuk i ka ofruar vazhdimin e kontratës spanjollit, andaj Milan është i gatshëm që të ofroj 10 milionë euro për transferimin e Fabregasit. /Lajmi.net/