Milan nënshkruan me një mesfushor fantastik, kontratë deri më 2022 (FOTO)

Milan dëshiron ta konfirmojë të ardhmen e Susos me kontratë të re.

Merkato

19/09/2017 09:25

Suso është gjithnjë e më i rëndësishëm në formacionin e Milanit.

Trajneri Vincenzo Montella e ka përsëritur shpeshherë gjatë këtij sezoni se mesfushori i krahut është element i rëndësishëm në ekipin nga San Siro.

Tani, Milan dëshiron ta konfirmojë të ardhmen e Susos me kontratë të re.

E përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se palët janë pranë marrëveshjes për vazhdimin e saj, përcjell “lajmi.net”.

Suso është aktualisht i lidhur me Milanin deri më 2019.

Por, me kontratën e re ai do të ketë marrëveshje me “Rossonerët” deri më 2022. /Lajmi.net/