Milan në rrezik, Bonucci në Premierligë?

Kapiteni i Milanit, Leonardo Bonucci kërkohet nga Manchester City.

Sport

10/04/2018 12:41

Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milan, pas vetëm një sezoni në San Siro.=

“Premium Sport” raporton se kapiteni i “Rossonerëve” ka zgjuar interesim nga Manchester City.

Pep Guardiola kërkon një mbrojtës të ri për afatin kalimtar të verës.

Dhe, emri i Bonuccit kryeson në listën e kërkesave të tij, përcjell “lajmi.net”.

Milan mund të jetë i detyruar ta shesë Bonuccin nëse dështon të kualifikohet për në edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/