Milan në listë tre ‘bombera’

Milan është në hall për një sulmues.

Merkato

13/11/2018 08:25

Milan kërkon të transferoj një sulmues, pasi e di se nuk mund të mbështet në Gonzalo Higuain për shumë kohë.

Rosonerët kanë në listë tre sulmues si, Alexandre Pato, Zlatan Ibrahimovic dhe tash së fundmi, Karim Benzema, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi brazilian ka mohuar zërat se ai mund të transferohet në janar në ‘San Siro’, ndërsa suedezi e kërkon huazimin e përkohshëm nga La Galaxy, pasi nuk dëshiron të qëndroj edhe gjatë te Milani.

Kështu, opsioni i vetëm për rosonerët është Benzema, që nuk po kalon kohë të mira te Real Madridi.

Në orët e fundit, francezi është në listën e e Milanit, andaj një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, mund ta bind atë që të kaloj në Serie A. /Lajmi.net/