Milan në Ligën e Kampionëve, Martinez në San Siro

Nëse arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve, Milan do të shpresojë në transferimin e sulmuesit Jackson Martinez nga Porto.

Sport

03/12/2014 14:58

Fitorja ndaj Udineses ka afruar Milanin gjithnjë e më pranë pozitës së tretë në Serie A.

Objektivi i barazhit për kualifikim në Ligën e Kampionëve është objektivi kryesor i Rossonerëve për këtë sezon.

Dhe, sipas të përditshmes sportive italiane “Tuttosport”, në rast të sigurimit të pjesëmarrjes në garën elite të klubeve kontinentale, atëherë një yll i madh do të jetë i gatshëm të transferohet në San Siro.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Portos, Jackson Martinez, objektiv i kahershëm i Rossonerëve. Martinez ka kontratë me Porton deri më 2017 me dëmshpërblim me vlerë prej 35 milionë euro.

Martinez ishte përmendur si objektiv i Milanit menjëherë pas shitjes së Mario Balotellit në Liverpool, gjatë afatit kalimtar të verës.