Milan në kontakt me Lopezin

Milan vazhdon përpjekjet për transferimin e portierit të Real Madridit, Diego Lopez. Rossonerët kanë marrëveshje me gjigantin spanjoll, por duhet të gjejnë pëlqimin e futbollistit për zbritje të pagës.

Sport

08/08/2014 10:09

Emri i duhur për portën e Milanit. Gjiganti italian vazhdon të negociojë transferimin e Diego Lopezit në San Siro, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga “Sky Sport”.

Rossonerët kërkojnë portierin e Real Madridit në marrëveshje afatgjate, dhe tashmë kanë gjetur pajtimin me kampionin e Evropës.

I vetmi problem është ai i pagës së futbollistit, në bazë të një kontrate trevjeçare.

Lopez aktualisht përfiton rreth 4 milionë euro në stinor në Santiago Bernabeu kurse Milani nuk është në gatishmëri t’i ofrojë më shumë se 3 milionë euro.

Megjithatë, ekziston besimi se Lopez në fund do të transferohet në San Siro.