Milan në garë me Man City për yllin e Dortmund

Milan po tenton ta mposhtë Manchester Cityn jashtë fushave të blerta.

Sport

13/12/2018 15:32

“Calciomercato” raporton se “rosonerët” janë gati të kryejnë lëvizjet e tyre për ta transferuar mesfushorin e Dortmund, Julian Weigl, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari konsiderohet si një prej lojtarëve me potencialin më të madh në top pesë ligat evropiane.

Ai ka qenë lidhur ngushtë me një kalim të mundshëm në Premierligë, konkretisht në Manchester City.

Weigl shihet nga Pep Guardiola si zëvendësuesi ideal për brazilianin Fernandinho.

Në rast se “Citizens” nuk arrijnë të sigurojnë shërbimet e yllit të Dortmund, ata po vëzhgojnë edhe talentin e Ajax, Frenkie de Jong. /Lajmi.net/