Milan ndahet nga Interi

Milan dhe Inter kanë vendosur: do të ndahen. San Siro nuk do të jetë më shtëpia e të dy gjigantëve nga Serie A. Më saktësisht, më 13 mars do të kuptojmë se cilat janë zgjedhjet e këtyre dy klubeve. Sipas Mediaset, Milan dëshiron të ndërtojë një stadium të ri në Portello. Kurse, Inter planifikon të…

Sport

10/02/2014 10:36

Milan dhe Inter kanë vendosur: do të ndahen. San Siro nuk do të jetë më shtëpia e të dy gjigantëve nga Serie A.

Më saktësisht, më 13 mars do të kuptojmë se cilat janë zgjedhjet e këtyre dy klubeve.

Sipas Mediaset, Milan dëshiron të ndërtojë një stadium të ri në Portello. Kurse, Inter planifikon të rinovojë San Siron.

Për Milanin, Barbara Berlusconi është duke punuar që gjashtë muaj për kompletuar së bashku me stafin e saj një plan për stadiumin e ri.

Por, detajet e arenës së re dhe ndarjes përfundimtare nga rivali i qytetit pritet të bëhen publike vetën në mes të marsit.

Ndërtimi i stadiumit të ri pritet të nis në vjeshtën e vitit 2015, dhe nga edicioni 2016-17 ose ai pas tij, Milani do të ketë stadiumin e tij.