Milan – Napoli, nuk do ta besoni çfarë ka ndodhur me Mertensin

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Dries Mertens synon ta thyejë rekordin negativ në ballafaqimet ndaj Milanit.

Sport

14/04/2018 11:55

Dries Mertens ka një tabu në ndeshjet e deritashme ndaj Milanit.

Sulmuesi i Napolit ka shfaqur formë të mirë te skuadra italiane gjatë këtij sezoni në Serie A.

Por, ai ende nuk ka realizuar gol në portën e “Rossonerëve”.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Mertens synon ta thyejë rekordin negativ në ballafaqimet ndaj Milanit, përcjell “lajmi.net”.

Kjo e së dielës në San Siro do të jetë ndeshja e 10-të e Mertensit si futbollist i Napolit kundër Milanit. /Lajmi.net/