Milan merr vendim për trajnerin Gattuso

Gennaro Gattuso mori drejtimin e Milanit pas shkarkimit të Vincenzo Montellas.

Sport

07/02/2018 11:33

Gennaro Gattuso ka marrë mbështetje për qëndrim në postin e trajnerit në Milan.

Mediat italiane raportojnë se klubi ka vendosur ta mbështesë Gattuson në detyrën e strategut të “Rossonerëve”.

Gattuso mori drejtimin e Milanit pas shkarkimit të Vincenzo Montellas, përcjell “lajmi.net”.

Ai ka thënë se do të bëjë gjithqka në fuqinë e tij për t’i përmirësuar rezultatet e Milanit. /Lajmi.net/