Milan merr tjetër lajm të keq nga stafi mjekësor

Pas lëndimit të Lucas Biglia, Milan ka  pranuar edhe një lajm tjetër katastrofal nga stafi mjekësor i skuadrës.

Sport

09/11/2018 21:59

Është bërë e ditur se Mateo Musacchio do t’i mungojë skuadrës për rreth 6 deri në 8 javë.

Përplasja e tij me bashkëlojtarin Kessie, në përballjen ndaj Betis duket se i ka shkaktuar një dëmtim në gjurin e djathtë, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Ai u largua nga fusha e blertë në minutën e 83’ të takmit për tu zëvendësuar nga Romagnoli.

Duket se lojtari e ka mbyllur vitin 2018, pasi ai do të mungojë  gjashtë deri në tetë javë.

Situata në mbrojtjen e Milan është e vështirë duke pasur parasysh se edhe Caldara është i lënduar. /Lajmi.net/