Milan merr një lajm të keq pak orë para finales me Juventusin

Sulmuesi i Milan dhe i kërkuari nga Chelsea, Gonzalo Higuain, raportohet se është në dyshime për ndeshjen e së mërkurës kundër Juventusit.

Sport

16/01/2019 16:15

Milan dhe Juventus sot (e mërkurë) me fillim nga ora 18:30 zhvillojnë finalen e Superkupës së Italisë në Jeddah në Arabinë Saudite.

Bazuar në raportimet e faqes së Ginluca Di Marzio, Higuain është i sëmurë dhe Milan po monitoron në kohë reale situatën e tij, përcjell ‘lajmi.net’.

Dyshimet rriten me largimin misterioz të një fotografie të sulmuesit nga ekipi i rossonerëve mëngjesin e sotëm.

Ndeshja kundër Juventusit mund të jetë e fundit për Higuain në fanellën e Milan, i cili po kërkohet nga anglezët e Chelsea.

Kujtojmë se kartonin e Higuain e posedon Juventus, që e huazoi verën e kaluar te rivalët e Milanit pas transferimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madrid./Lajmi.net/