Milan merr lajmin hidhur para finales së Superkupës ndaj Juventusit

Milan është në presion të madh para finales së Superkupës së Italisë.

Merkato

15/01/2019 15:43

Sulmuesi i Milanit, Gonzalo Higuain, mund të humbasë finalen e Superkupës kundër Juventusit për shkak të lëvizjes së tij të afërt në Chelsea.

Sipas Sky Sport Italia, Patrick Cutrone ka të ngjarë të udhëheqë sulmin e rosonerëve në Jeddah të mërkurën, përcjell lajmi.net.

Kjo do të ishte për shkak të mënyrës se si po zhvillohen negociatat për të marrë Higuain te Chelsea, duke e shtyrë transferimin e Krzysztof Piatek në San Siro.

Megjithatë, mediumi italian thekson se ende nuk ka marrëveshje midis tre klubeve pasi kuqezinjtë duan gjysmën e 18 milionë eurove që ata i paguan për të huazuar argjentinasin nga Juventusi. /Lajmi.net/