Milan me transferim interesant nga Liverpool

Aventura e Fabinhos te Liverpool mund të zgjasë vetëm një sezon, me Milanin që është i interesuar të nënshkruajë me brazilianin.

Sport

15/11/2018 09:02

Mesfushori Fabinho mund të largohet nga Liverpool në fund të sezonit, për t’u transferuar në Serie A.

Është Milan që po konsideron mundësinë e përforcimit të mesfushës me ish yllin e Monacs.

Është ‘CorSport’ që raporton për tentativën e Milanit për të kompletuar transferimin e Fabinho, përcjell ‘lajmi.net’.

Një kalim në drejtim të ‘San Siro’ mund të aprovohet lehtë edhe nga 25 vjeçari që po gjen shumë pak hapësira në formacionin e Klopp te Liverpool./Lajmi.net/