Milan me super përforcim nga Man Utd

Tuttosport” raporton e klubi nga San Siro kërkon mesfushorin e “Red Devils”, Ander Herrera.

Sport

07/02/2018 07:21

Milan është i interesuar për një përforcim të madh nga Manchester United.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” raporton e klubi nga San Siro kërkon mesfushorin e “Red Devils”, Ander Herrera.

Ish futbollisti i Athletic Bilbaos nuk është duke zënë vend në planet e menaxherit Jose Mourinho te skuadra nga Old Trafford, përcjell “lajmi.net”.

Andaj, “Rossonerët” synojnë ta shfrytëzojnë rastin për ta sjell në San Siro, pas përfundimit të këtij sezoni. /Lajmi.net/