Milan me super përforcim nga Barcelona

Rafinha mund të largohet nga Barcelona duke u transferuar në Milan.

Sport

06/12/2017 07:23

Milan mund të realizojë një përforcim nga Barcelona.

Mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” janë duke konsideruar mundësinë e transferimit të mesfushorit Rafinha.

Milan e kërkoi Rafinhan para fillimit të këtij sezoni andaj mund ta ringjall interesimin për blerjen e tij pas rihapjes së afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Rafinha do të largohet nga Barcelona ku nuk zë vend në planet e trajnerit Ernesto Valverde.

E ardhmja e tij mund të jetë në Serie A ku së fundmi ishte përmendur edhe si objektiv i Juventusit. /Lajmi.net/