Milan me lajm të rëndësishëm për Kakan

.

Sport

20/12/2017 13:29

Milan ka konfirmuar se Leite Kaka ka shfaqur gatishmëri të rikthehet në San Siro.

Ylli brazilian është pensionuar nga futbolli dhe mund të jetë pjesë në një rol të ri me “Rossonerët”.

“Ai mund të jetë shumë i rëndësishëm për klubin dhe mbi të gjitha për figurën e projektit dhe strukturës së Milanit në vitet në vazhdim… ka një vendim shumë të rëndësishëm për të marrë”, ka thënë skuadra e Milanit në një komunikatë të publikuar në ueb-sajtin e vet zyrtar.

“Pas vizitës së Kakas në Casa Milan dhe takimit me Marco Fassone në nëntor, bordi i Kuq e zinjve ende s’e ka adresuar këtë çështje, e cila është shumë e përafërt me zemrat e tifozëve tanë”, thuhet në komunikatë.