Milan ‘mbret’ i përforcimeve, edhe një nga PSG (FOTO)

Milan s'ka të ndalur me përforcime.

Merkato

12/06/2017 15:13

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Henrique Antero ka mbërritur në Itali ku së shpejti do të takohet me drejtuesit e klubit nga San Siro, Marco Fasone dhe Massimiliano Mirabelli.

Temë e diskutimit do të jetë mesfushori Grzegorz Krychowiak dhe transferimi i tij në Milan, shkruan “Corriere dello Sport”, përcjell “lajmi.net”.

Milan ka realizuar katër përforcime gjatë afatit kalimtar të verës dhe po kërkon të tjera. /Lajmi.net/