Milan mbetet në pritje, ja kur do të kthehet Conti

Milan pret rikuperimin e plotë të mbrojtësit, Andrea Conti.

Sport

14/09/2018 13:27

Milan është duke punuar me qetësi duke pritur rikthimin e Andrea Contit nga lëndimi.

Mbrojtësi i krahut italian mungon tashmë një kohë të gjatë pas lëndimit të ri në ligamentet e gjurit.

Por, “Tuttosport” ka dhënë një parashikim në lidhje me rikthimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Milan shpreson në rikuperimin e tij të plotë për Superkupën e Italisë kundër Juventusit më 13 janar të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/