Milan mban Inzaghin

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka njoftuar se Filippo Inzaghi nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit, edhe pse ekipi u eliminua nga Kupa e Italisë.

Sport

28/01/2015 10:46

Nënkryetari i Milanit, Adriano Galliani ka bërë të ditur se Filippo Inzaghi nuk do të shkarkohet nga posti i trajnerit, pavarësisht eliminimit nga Kupa e Italisë.

Rossonerët kanë bilanc të dobët në Serie A duke zënë pozitën e 10-të pas 20 xhirosh me vetëm 26 pikë.

Ndërsa, të martën skuadra pësoi disfatë në San Siro nga Lazio me rezultat 1:0 duke u eliminuar në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Megjithatë, Inzaghi mbetet në detyrë. “Fat i keq, shpresojmë. Do ta mbajmë Inzaghin deri në fund të sezonit përderisa nuk ndodh ndonjë katastrofë me përmasa të mëdha”, deklaroi Galliani.