Milan-Liverpool bëhet film

Finalja dramatike e Ligës së Kampionëve mes Milanit dhe Liverpoolit në Stamboll është shndërruar në film, nga regjisori James Marquand.

Sport

10/09/2014 19:50

Të gjithë, për të mirë e për të keq e kujtojnë duelin Milan-Liverpool në Stamboll.

Një prej finaleve të Ligës së Kampionëve me epilogun më të jashtëzakonshëm që është parë ndonjëherë e që tani do të shndërrohet në film.

Regjisori James Marquand e ka titulluar filmin “One night in Istanbul”, që nga 11 shtatori do të fillojë të transmetohet në kinematë e Anglisë.

Epilogun e dini të gjithë. Milan ishte në avantazh 3:0 pas pjesës së parë por Liverpool nuk u dorëzua dhe barazoi rezultatin në 3:3. Reds në fund fituan trofeun pas ekzekutimit të penalltive.

Andaj, filmi me siguri se nuk do të shikohet nga tifozët e gjigantit italian.