Milan kërkon Campbellin

Milan ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Joel Campbell, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sport

03/08/2014 00:42

Një paraqitje e mirë para syve të Milanit, në Emirates Cup. Joel Campbell shënoi në fitoren e Arsenalit ndaj Benficas me rezultat 5:1.

Dhe, paraqitja e tij i ka rënë në sy drejtuesve të gjigantit italian, ka njoftuar Gianluca di Marzio nga Sky Sport Italia.

Sulmuesi i Kosta Rikës – i cili la përshtypje të mira edhe në Kampionatin botëror – është shndërruar në objektiv të Milanit. Milani për momentin është duke marrë shënime në përgatitje të sulmit.

Por, largimi i Campbellit nga Arsenali gjatë këtij afati kalimtar të verës do të jetë mjaft i vështirë për faktin se menaxheri Arsene Wenger ka thënë se planifikon t’i jap një shans atij.

Por, Milanin nuk e ndal asgjë të provojë angazhimin e tij.